Aksident në seri në aksin Elbasan- Tiranë. Përplasen 5 automjete
Aksident në seri në aksin Elbasan-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Dopaj’ pa mbërritur te tuneli panoramik dhe tuneli kryesor.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë fillimisht nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore, por më pas janë përplasur edhe 4 automjete të tjera të cilat nuk kanë respektuar distancën dhe kanë drejtuesit kanë humbur kontrollin.
Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata me automjete.
Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila normalizoi trafikun dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.
Një autoambulancë dhe ndihmën e nevojshme për një nga të plagosurit.
KOHA JONË SONDAZH

