Aksident në Shkodër, makina me shpejtësi përfundon në kanal
Aktualitet E Martë, 13 Korrik 2021 08:57
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në afërsi të fshatit Trush.
Mësohet se mjeti i cili lëvizte me shpejtësi të lartë ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Fatmirësisht personat kanë arritur të dalin dhe kanë vetëm disa dëmtime të lehta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

