E shtuna me mot të qëndrueshëm dhe vranësira të herëpashershme
Gjatë ditës së shtunë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, pa reshje të rëndësishme.
Në pjesën më të madhe të territorit moti do të paraqitet i kthjellët ose me vranësira të pakta dhe kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme kryesisht në zonat malore.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe lindja, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore, herë pas here pritet forcim i erës, me shpejtësi që mund të arrijë deri në 15 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 1 deri në 3 ballë.

