Aksident në Shkodër, plagosen rëndë një çift i moshuar

Aksidentohen dy të moshuar në Shkodër. Dy persona janë plagosur rëndë pasi janë përplasur nga një automjet. Ngjarja është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Unazën Lindore të qytetit të Shkodrës. Një motorçikletë është përplasur me një automjet, drejtuesi i së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për pasojë janë plagosur dy bashkëshortët, N. M, 70 vjeç dhe L. M, 60 vjeçe nga Shkodra.

Drejtuesi i automjetit është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të shkakut të këtij aksidenti. Ndërkohë dy të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve serioze në pjesë të ndryshme të trupit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?