Aksident në Tepelenë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një aksident me pasojë vdekjen e një 25-vjeçari dhe plagosjen e dy të tjerve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Bënçë.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Alfred Muçodemi si dhe janë plagosur dy shtetas me iniciale L.D, 32 vjeç dhe A.P, 40 vjeç.

“Ngjarja ka ndodhur më datën 30 korrik 2015 rreth orës 04:55 ku automjeti tip “Reno” me targë AA634HD ka dalë nga rruga”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të plagosurit janë trasportuar për në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës. Policia ka mbëritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP