Aksident i frikshëm në Tiranë, automjeti thyen pemën mbi trotuar dhe përplaset me një tjetër
Edhe në ditën e parë të Vitit të RI, kur ka pak automjete që lëvizin për shkak të festës që vazhdon nga mbrëmja e Natës së 31 dhjetorit, përsëri ndodhin aksidente. Sonte ishte aksident i frikshëm.
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të Rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Automjeti tip Benz ka dalë nga rruga duke përfunduar në korsinë tjetër. Për pasojë ka rrëzuar një pemë dhe është përplasur me një automjet që vinte në krah të kundërt.
Policia dyshon se automjeti ka qenë me shpejtësi tepër të madhe dhe kjo mes kryeqytetit.
Për fat të keq në automjete lëvizin të rinjë që e kanë marrë patentën me mik apo që konsumojnë lendë alkolike por edhe narkotike.
Policia rrugore duhet të marrë masa ekstreme ndaj shoferëve që lëvizin me shpejtësi dhe që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.
Edhe në Unazën e Re duhet kontroll sepse ecin shpejt duke rrezikuar jetën e tyre por edhe të qytetarëve.