Aksident në Tiranë, humb jetën këmbësorja 76-vjeçare
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Tiranë ku një makinë ka përplasur me pasojë vdekjen një grua.
Mësohet se policia ka arrestuar shoferin i cili është identifikuar si Shpëtim.S i cili është pronari i mjetit që ka shkaktuar aksidentin.
Burime nga policia thanë se ngjarja ka ndodhur tek ura në bulevardin “Bajram Curri”, në kryqëzim me rrugën “Isuf Banka”, pranë zonës së “Vasil Shantos”.
23-vjeçari ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Nisan”, kur ka përplasur me pasojë vdekjen, këmbësoren 76-vjeçare me inicialet R. B., banuese në Tiranë

