
Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:30 në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Një automjet ka përplasur një burrë me biçikletë tek Bulevardi “Migjeni” në Astir, ndërsa po kalonte tek vijat e bardha dhe është larguar me shpejtësi.
Ndërkohë ka shkuar ambulanca dhe i plagosuri është nisur drejt spitalit.
