Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin, i plagosuri në gjendje të rëndë
Aktualitet E Enjte, 30 Shtator 2021 13:29
Aksident në zonën e Shkozës në Tiranë.
Mësohet se i plagosuri është këmbësor dhe është përplasur nga një automjet tip “Smart” teksa po kalonte rrugën.
Identiteti i këmbësorit nuk dihet ende, ndërkohë që mësohet se është dërguar me urgjencë në spital ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

