Aksident në Vlorë me dy të plagosur, mes tyre një fëmijë
Një aksident me dy persona të plagosur, mes tyre një fëmijë 10 vjeç, ka ndodhur në Vlorë në Lungomare.
Raportohet se të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në spitalin e Vlorës.
“Në lagjen ‘Uji ftohtë’, në aksin rrugor të Lungomares, shtetasi Nikola.M., duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasit G.B. 50 vjeç dhe R.B. 10 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientit e Komisariatit të Policisë Vlorë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”,njoftoi policia.
KOHA JONË SONDAZH

