Aksident, përmbyset kamioni me rimorkio i UKT-së

Një kamion me rimorkio në pronësi të UKT-së është përmbysur në rrugë në zonën e Farkës, pranë xhamisë.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar. Njëri prej tyre ka pësuar dëmtime në shpatull, ndërsa tjetri është dëmtuar në fytyrë. Fatmirësisht, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?