Aksident pranë mbikalimit të Patokut, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fushë-Milot – Mamurras, pranë mbikalimit të Patokut.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dy persona të plagosur.

Menjëherë, autoambulanca e Kurbinit ka transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?