Aksident rrugor në Rrilë, dëmtohet drejtuesi i motomjetit
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në kryqëzimin e fshatit Rrilë, në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasja me iniciale J. Ç. është përplasur me një ciklomotor që drejtohej nga shtetasi me iniciale Z. N. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i ciklomotorit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për hapat e mëtejshëm ligjorë.
KOHA JONË SONDAZH

