Aksident tragjik në Çiflig, një i vd*kur dhe një polic i pl*gosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Korçës, ku një punonjës i Policisë Rrugore, pasi kishte përfunduar shërbimin, ka përplasur me automjetin e tij një motomjet.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit, rreth 60 vjeç, ka humbur jetën.
Ndërkohë, punonjësi i policisë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet në repartin e reanimacionit.
Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

