Aksident tragjik në Gjermani/ Vdesin babai me vajzën, tjetra po lufton për jetën

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari nga Kosova dhe vajzës së tij 4-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 11:00 në Gjermani, në afërsi të Dunningenit.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se nga aksidenti ka mbetur e plagosur rëndë edhe vajza tjetër e 26-vjeçarit. Mësohet se shqiptari teksa drejtonte mjetin tip ‘BMW’, është përplasur ‘kokë më kokë’ me një kamion.

Schwarzwaelder-bote.de shkruan se shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu bëhet e ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Dunningen: Vater und Tochter sterben bei Unfall auf B 462

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?