Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 31-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur në Halkidiki të Greqisë ku një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën menjëherë, raportojnë mediat helene.

31-vjeçari, i cili në momentin e aksidentit ishte në punë, po drejtonte një traktor i cili u përmbys duke bllokuar poshtë shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga autoritet greke dhe raportimet e medieve helene.

Policia dhe forcat zjarrfikëse arritën menjëherë në vendngjarje duke e nxjerrë trupin e viktimës që kishte përfunduar nën traktor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?