Aksident tragjik në Itali, humb jetën emigranti shqiptar
Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, i përplasur nga një makinë.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, e shtunë, në zonën e
Centobuchi të Monteprandone.
Viktima është një emigrant shqiptar rreth 50 vjeç, i cili humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditja e makinës.
Ishte një makinë Fiat 500, ajo që përplasi shqiptarin, i cili pavarësisht dërgimit në spital u deklarua i vdekur.
Nga ana e policisë u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, teksa hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë në vijim.
KOHA JONË SONDAZH

