Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Dy shqiptarë të moshës 74 dhe 48 vjeç, nënë e bir humbën jetën mbrëmjen e së premtes në një aksident automobilistik të ndodhur në mbikalimin Roverino në Ventimiglia.

Nga aksidenti pati dy viktima dhe katër persona të tjerë të plagosur, njëri në gjendje të rëndë. Me veturën Opel Astra me të cilën po udhëtonin viktimat u përplas një tjetër 28-vjeçar shqiptar i cili drejtonte automjetin dhe motra e tij.

Ata u plagosën, teksa gruaja u transportua rëndë në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure. Shoferi 28-vjeçar ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të plagosur ka mbetur edhe një 46-vjeçar maroken që drejtonte një Mercedes “4 Matic”, si dhe një 19-vjeçar i cili udhëtoi me skuter, i shtruar në spital në Sanremo me kodin e kuq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit dhe personeli shëndetësor, me policinë rrugore, e cila ka punuar gjatë gjithë natës për konstatimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?