Aksident tragjik në Itali, vogëlushja shqiptare dhe e ëma në luftë me vdekjen

Një aksident me vdekje ka ndodhur orët e vona të ditës së djeshme në autostradë në Torino të Italisë, ku të plagosur kanë mbetur edhe tre femra shqiptare.

Dy prej tyre, sipas mediave italiane, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore: një grua 35 vjeçe dhe vajza e saj 6 vjeçe.

tamponamento-renault-master-ford-fiesta-tangenziale-debouché-nichelino-180718-5

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç raporton “Corriere della Sera”, vajza ndodhet në repartin e reanimacionit të spitalin të fëmijëve “Regina Margherita”.

Swiss Digital Mobile Reklama

tamponamento-renault-master-ford-fiesta-tangenziale-debouché-nichelino-180718-4

Si pasojë e aksidentit ka marrë plagë në kokë, bark dhe kraharor. Ndërsa e ëma ndodhet në spitalin “Cto”, me dëmtime në kokë dhe kraharor.

tamponamento-renault-master-ford-fiesta-tangenziale-debouché-nichelino-180718-2

Në aksident u përfshinë një makinë “Ford Fiesta” dhe një fugon tip “Renault”. Një 21-vjeçare shqiptare u plagosur gjithashtu në aksident.

tamponamento-renault-master-ford-fiesta-tangenziale-debouché-nichelino-180718-1

Ndërsa një 75-vjeçar italian, drejtuesi i makinës “Ford Fiesta”, mbeti i vdekur në vend.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?