Aksident tragjik në Kukës, tre persona të vdekur, një i plagosur

Tre persona kanë humbur jetën kurse një i katërt është i plagosur rëndë gjatë një  aksidenti në hyrje të qytetit të Kukësit.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, së këtij aksidenti të rëndë teksa fluksi ka qenë i lartë në dy ditët e fundit për shkak të ardhjes së tifozëve nga Kosova.

Policia konfirmoi tre viktima pasi mjeti me të cilin po udhëtonin fillimisht u përplas me një karrotrec dhe më pas doli nga rruga. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga informacionet paraprake mësohet se karrotreci ishte duke tërhequr një makinë tjetër që ishte aksidentuar pak momente më herët. Dy nga viktimat janë nga Laçi, kurse një tjetër është nga Burreli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?