Aksident tragjik në Tiranë! Përplasen makinat, 1 i vdekur, 2 të plagosur

Aksident me vdekje në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Kastriotët”.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP