Aksident tragjik, trajleri i merr jetën një gruaje te “Rruga e Elbasanit”

Një grua humbi jetën mëngjesin e së mërkurës, pasi u përplas për vdekje nga një trajler.

Aksidenti ndodhi në Rrugën e Elbasanit, në Tiranë, përballë Ambasadës Amerikan. Nga ky aksident viktimë mbeti Gora Gjermeni, 72 vjeçe, e cila po kalonte vijat e bardha. Dinamika e aksidentit ka qenë e frikshme dhe terrorizoi kalimtarët pasi, trupi i viktimës është futur poshtë rrotave të mjetit.

Ka qëndruar rreth orë në mesin e rrugës derisa specialistët e Drejtorisë së Policisë kanë përfunduar ekspertizën. Në ndihmë të policisë kanë qenë dhe zjarrfikësit të cilët ndihmuan në momentin e lëvizjes së trupit. Më pas trupi u largua nga vendi i ngjarjes me një ambulancë drejt morgut, në pritje të familjarëve për ta tërhequr.

Ka nisur hetimin për shkaqet e aksidentit. Fillimisht është bërë arrestimi i shoferit të trajlerit Gentian Bona, banues në fshatin Ibë të Tiranës.

Policia dyshon se ka qenë një humbje e vëmendjes së viktimës, po ashtu edhe e shoferit që për pasojë ka sjellë ngjarjen tragjike. Grupi hetimor sqaron se automjeti ka qenë duke lëvizur me minimumin e shpejtësisë, në  kohën kur ndodhi aksidenti.

SHKARKO APP