
Një aksident ‘zinxhir’ ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Thumanë–Fushë Krujë, ku janë përfshirë tre automjete.
Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar për rrethanat e ngjarjes.
