Aksidentet, 10 të plagosur në Rrugën e Kombit, me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë pasdites së të hënës në një aks të rrugës së Kombit, dhe për pasojë të paktën 8 persona të plagosur. Dy mjete, një Ford me targa AA 776 LD dhe një Volkswagen me targa gjermane BO HY 264, janë përplasur me njëri-tjetrin pranë një pike karburanti.

Të gjithë të plagosurit janë pjesë e dy familjeve, një nga Fushë-Kruja dhe një nga Kosova e cila kishte ardhur në Shqipëri për pushime.  Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, me ambulancë me helikopter, ku tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.  Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford” me targë AA 776 LD, ku udhëtonin gjashtë pjesëtarët e familjes Hametaj nga Fushë-Kruja dhe një “Volkswagen” me targë BOHY 264, ku udhëtonin katër pjesëtarë të familjes nga Kosova.

Në spital për t’u  njohur nga afër me gjendjen e tyre ka mbërritur edhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Personat e plagosur:

Klevis Hametaj 16 vjeç

Lavdije Hametaj 43 vjeç

Elsuida Hametaj 20 vjeç

K. Hametaj 12 vjeç

Agron Hametaj 40 vjeç

Artjola Hametaj 40 vjeç

Merita Bytiçi 41 vjeç

E. Bytyçi 14 vjeç

Azem Bytyçi 46 vjeç

Arbelinda Bytyçi

 

Për shkak të fluksit të madh të emigrantëve, aksidentet janë shtuar gjatë ditëve të fundit. Një tjetër aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi në Librazhd. Aksidenti me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari është regjistruar mesnatën e së dielës në unazën e qytetit të Librazhdit. Po ashtu edhe në Berat është shënuar një i vdekur në aksident.

Gjithashtu dyshohet se 48-vjeçari mund të jetë përgjumur teksa drejtonte makinën.

SHKARKO APP