Aksidentet nga shpejtësia, kombinuar me drogë dhe alkool
Koço Simaku, ekspert me një karrierë 40-vjeçare i cili ka drejtuar një pjesë të madhe të komisariateve rrugore, thotë se shtimi i aksidenteve rrugore ka një emërues të përbashkët, shpejtësinë, kombinuar me përdorimin e alkoolit apo drogës, sidomos nga të rinjtë.
Për të edukimi rrugor është çelësi i minimizimit të aksidenteve. Për të mbajtur situatën në kontroll, përgjatë sezonit turistik, Policia e Shtetit organizon patrulla të përbashkëta me vendet fqinje, siç ishte rasti i nënshkrimit të memorandumit me Kosovën, para pak ditësh.
Kamerat dhe radarët në rrugë apo edhe monitorimi me dronë janë të tjerë elementë shtesë. Prezenca e shtuar fizike e efektivëve në terren shihet si tension i shtuar për pushuesit, ndaj mbetet në dorë të drejtuesve të mjeteve që të ndërgjegjësohen në respektimin e rregullave.