Aksidentet rrugore, bilanc lufte në rrugë

Në sezonin e verës ka shtim të lëvizjes dhe të trafikut por kjo nuk i ndalon shoferët në tejkalimin e normave të shpejtësisë, çka kthehet në burim aksidentesh. Ekspertët e sigurisë rrugore japin alarmin, pasi edhe pse viktimat nga aksidentet por edhe të gjymtuarit janë si një bilanc lufte, askush nuk mban përgjegjësi dhe asnjë institucion nuk kryen një analizë të thelluar.

Sipas ekspertit Gëzim Hoxha, mPolicia Rrugore nuk është e aftë të kryejë këto studime, ndaj duhet të ngrihet një autoritet përgjegjës për sigurinë në rrugë.

Sipas statistikave për 6-mujorin e parë të vitit 2019 ka një rënie të numrit të aksidenteve, por një shtim të personave që kanë humbur jetën. Gjatë periudhës janar-qershor, sipas INSTAT numërohen 714 aksidente, në të cilët kanë humbur jetën 102 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?