Aksidentet rrugore, ja 240 “pikat e zeza” në Shqipëri

Evidentohen 240 “pika të zeza” si përgjegjëse për 300 jetë të humbura dhe për 400 persona të gjymtuar.

Ministria e Transporteve raporton se numri mesatar i vdekjeve në vit nga 2009 në 2012 është 347, ndërkohë që nga viti 2013 e deri tani ka njëfarë rënie me 2075 aksidente rrugore mesatarisht.

Numri i aksidenteve rrugore, konsiderohet shqetësues përkundrejt numrit të vogël të popullsisë. Sipas të dhënave mbi aksidentet e ndodhura këto 5 vjetët e fundit, rezulton që në vendin tonë, numri mesatar i aksidenteve fatale për 10.000 mjete, është 10-12, përkundrejt 5.5 që e kanë vendet e Europës Qendrore e Lindore, pra rreth 2 herë më i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kryeqytet, ku vërehet edhe dendësia më e madhe e pikave të zeza regjistrohen mesatarisht 649 aksidente, 44 prej të cilëve me pasoja fatale për jetën. Bilanc po kaq të rëndë paraqet edhe Elbasani, Shkodra dhe Durrësi. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?