Aksidenti ajror në Uashington, reagon Trump: Kjo situatë duhet të ishte parandaluar!

Një avion udhëtarësh me 60 pasagjerë dhe një helikopter ushtarak u përplasën dhe u rrëzuan pranë aeroportit “Ronald Reagan” afër kryeqytetit amerikan Uashington.
Sipas raportimeve të mediave amerikane,18 persona kanë humbur jetën.
Në një deklaratë me shkrim lidhur me aksidentin, presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi se po ndjek nga afër zhvillimet dhe lutet për mbijetesën e njerëzve.
Presidenti falënderoi autoritetet që bënë ndërhyrjen e parë. Ai më vonë bëri një deklaratë në platformën e mediave sociale “Truth Social” duke thënë se avioni po zbriste drejt pistës në rrugën e tij.
“Helikopteri po shkonte drejtpërdrejt drejt avionit për një kohë të gjatë. Ishte një natë e pastër dhe dritat e avionit ishin ndezur. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë duhet të bënte në vend që të pyesin nëse e kanë parë apo jo avionin? Ka qenë një aksident që mund të parandalohej. Kjo nuk është mirë”, theksoi Trump.