Aksidenti i Golemit, urdhër ndalimi për dy zyrtarë të ARRSH-së
Aktualitet E Mërkurë, 21 Prill 2021 12:52
Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar këtë të enjte ndalimin e dy zyrtarëve të ARRSH-së nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sipas një njoftimi zyrtar, ndalimi i dy funksionarëve të ARRSH është kërkuar pas aksidentit të së shtunës në aksin Golem-Kavajë, ku humbën jetën dy fëmijë.
Në njoftimin e Prokurorisë së Kavajës saktësohet se urdhërndalimet janë për Dritan Fejzon, drejtor juridik në ARRSH; dhe Bib Gjomakaj, drejtor rajonal në këtë drejtori.
KOHA JONË SONDAZH

