Aksidenti i Kalimashit shënon tre viktima, vdes edhe i plagosuri

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur më 3 dhjetor në aksin rrugor Rrëshen – Kalimash. Pashk Gjoka është personi i tretë që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit në fshatin Reps të Mirëditës. Në tentativë për ta kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin tre kalimtarët janë përplasur nga një automjet tip “Fiat”, që drejtohej nga Mersin Allaraj, i cili po lëvizte në drejtim të Rrëshenit. Sipas policë viktimat e ngjarjes së asaj dite u identifikuan si Marte dhe Gjyste Tusha, përkatësisht 75 dhe 18-vjeç, ndërsa i plagosur rëndë mbeti Pashk Gjoka, 53-vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës, ku më vonë ndërroi jetë. Ndonëse drejtuesi i mjetit ka tentuar që të shmangë aksidentin duke u përplasur fillimisht me ndarëset e trafikut, mjeti është spostuar disa metra duke përplasur kalimtarët. Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 18-vjeçares, ndërsa gjyshja e sajë ka humbur jetën rrugës për në spital.

SHKARKO APP