Aksidenti i rëndë në Durrës, makina përplas 3-vjeçarin
Aktualitet E Diel, 2 Tetor 2022 18:59
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një makinë ka marrë përpara një të mitur.
Mësohet se ngjarja është regjistruar në aksin “Maminas-Marikaj”, ku mjeti me drejtues 43-vjeçarin ka përplasur të miturin 3 vjeç, shkruan Newsbomb.
Bëhet me dije se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

