Aksidenti i rëndë në Elbasan, ndërron jetë turistja izraelite

Ka ndërruar jetë ditën e stome turistja izraelite që u përfshi dje në një aksident në Elbasan, ku dy makina përplasën motoçikletën me të cilën ajo po udhëtonte si pasagjere.

“Për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndërroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën”, ka njoftuar sot policia, duke bërë me dije se ka shoqëruar edhe dy drejtuesit e mjeteve, si përgjegjës për aksidentin.

Njoftimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:

Swiss Digital Mobile Reklama

Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?