Aksidenti mbëmë në Fushë Krujë, humb jetën një nga të plagosurit

Përplasja e dy mjeteve mbrëmë në aksin Fushë Krujë- Laç ka shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë, ndonëse policia informoi paraprakisht se problemet nuk ishin aq serioze. Drejtuesi i njërës prej makinave, Edmond Caka, humbi jetën disa orë pasi u transportua në spital. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve ai nuk mundi dot të mbijetonte. Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti dhe në fillim u njoftua për një automjet që mori flakë, pa dëmtime në njerëz. Por më pas policia konfirmoi se drejtuesi i mjetit, i cili pas përplasjes me një tjeter mjet mori flakë, humbi jetën, kurse drejtuesi i furgonit, Luan Hysa, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

SHKARKO APP