Aksidenti me 3 të mitur, eksperti: Masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Tre të miturit që po lëviznin me monopatinë dhe u përplasën nga një makinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, kanë nxjerrë në pah sigurinë që kanë këto mjete të transportit.
Eksperti i sigurisë, Fation Softa sugjeron marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve të tilla. Duke qenë se një nga të miturit ndodhet në intubim, Softa thekson se nuk do të ishte kjo situatë, nëse i mituri do të kishte patur mjetet mbrojtëse në kokë.
”Rasti ka ndodhur në korsi emergjence. Mjafton të lënë një kartë krediti dhe e merr. Ky konfuzion dhe përdorim masiv përdorim pa kriter ka krijuare një kaos dhe shkak i aksidenteve. italia po shikon mundësinë për t’i targuar. Personat që lëvizin me ta duhet të kenë masat mbrojtëse, kokore, gjunjëza. Edhe në Shqipëpri duhet të lëvizin me jelekë fosforeshentë edhe motorët që nuk e zbatojnë, por edhe monopatinat”,-tha Softa.
Po ashtu shton se duhet të merren masa parandaluese nga mbikëqyrja me kamera, te gjobat dhe sekuestrimi i monopatinës. ”Duhet të ketë kamera inteligjente që montohen në kase të caktuara siç numërojnë biçikletat dhe numrin e mjeteve që shkelin hyjnë dhe kalojnë në ato zona të dedikuara. Parandalimi vjen edhe me ndëshkim me gjoba dhe mos të presim aksidentin e radhës. Gjoba të shkojë në banesë deri te sekuestrimi i monopatinës”.
KOHA JONË SONDAZH

