Aksidenti me 6 të plagosur në Gjirokastër, dalin emrat, mes tyre dy fëmijë

Dalin emrat e personave që mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjirokastër.

Mësohet se katër nga të plagosurit janë pjesëtarë të një familje nga Elbasani dhe më konkretisht Romina Turkaj, Renato Turkaj dhe dy fëmijët e vegjël K. Turkaj, 7 vjeç dhe A.Turkaj 3 vjeç, njëri prej tyre me dëmtime të shumta.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë janë Kristaq Kola dhe Vjollca Pitja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të Derviçanit, ku u përplas një makinë fuoristradë me një Benz, duke bërë që njëri mjet të dalë nga rruga.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia konfirmoi se të plagosurit janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që hetimet janë në vijim por zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?