Aksidenti me dy viktima, ekspertiza zbardh shkaqet

Humbja e kontrollit të mjetit në kthesë shkaktoi dy viktima dhe një fëmijë të plagosur në Bura të Niklës. Ekspertë të aksidenteve rrugore pasi kqyrën vendin e ngjarjes, arritën në përfundim se drejtuesi i mjetit Islam Malja, 75-vjeç, përpara se të përfundonte disa metra poshtë rrugës ka bërë lëvizje të çrregullt të automjetit në një distancë prej 30 metrash.

Ata dyshojnë se kjo ka ndodhur pasi drejtuesi ka humbur ndjenjat, duke mos e pasur nën kontroll automjetin. Për pasojë në kthesën e parë furgoni ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra poshtë saj.

Aksidenti ka rezultuar fatal për drejtuesin e mjetit Islam Malja dhe pasagjeren Lindita Mjekra, të cilët ndërruan jetë në vend. Ndërsa udhëtari tjetër, djali i viktimës, vetëm 10 vjeç, mbeti i plagosur, pa rrezik për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?