Aksidenti me vdekje Kurbin, ja emri i shoferit që përplasi këmbësorin
Aktualitet E Martë, 4 Maj 2021 10:37
Policia e Lezhës ka dhënë detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme në superstradë në Fushë Mamurras – Kurbin.
Uniformat blu të Lezhës sqarojnë se mjeti benz me targë AA599BN, ka përplasur një këmbësor akoma i paidentifikuar i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit Nik Nika , 51 vjeç, banues në Pukë, po shoqërohet në Komisariat për veprimet e mëtejshme të arrestimit.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

