Aksidenti me vdekje në Durrës, ndalohet shoferi, ishte i dehur
Policia e Durrësit ka ndaluar drejtuesin e automjetit pas aksidentit të djeshëm me dy të vdekur dhe katër të plagosur në aksin Plepa-Mbikalimi i Shkozetit.
Kështu, është ndaluar Adis Barzezi 28 vjeç nga Tirana, i cili rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.53 mg, mbi normën e lejuar.
Gjithashtu, ka nisur procedimi dhe po hetohet në gjendje të lirë edhe Hamza Islamaj 49 vjeç, administrator i subjektit kontraktues për mirëmbajtjen e aksit rrugor ku ndodhi aksidenti, pasi mungonin barrierat mbrojtëse të sigurisë.
Ditën e djeshme, një makinë “Peugeot” me targa “TR 4863 R” humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy pasagjerëve A.S. 37 vjeç dhe V.M. 25 vjeç.
Nga aksidenti, mbetën të plagosur edhe B.D. 29 vjeç, O.SH. 30 vjeç, K.K. 20 vjeç, si dhe Adis Barzezi 28 vjeç drejtues i automjetit.
KOHA JONË SONDAZH

