Aksidenti me vdekje në Shkodër, arrestohet shoferi i ambulancës

Shoferi i ambulancës që u përfshi në aksident të enjten në Shkodër është arrestuar nga policia.

Sipas policisë, 65-vjeçari u vu në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Uniformat blu thonë se 65-vjeçari duke drejtuar ambulancën e spitalit të Koplikut ka kryer një parakalim të gabuar. Për pasojë ka përplasur një makinë.

Nga kjo ngjarje ka humbur jetën shoferi 57-vjeçar i makinës ndërsa u plagosën gruaja e tij dhe vajza. Ato ndodhen në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër- Hani i Hotit”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin P. S., 65 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 65-vjeçari duke drejtuar autoambulancën e Spitalit të Koplikut, si rezultat i një parakalimi të gabuar ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, dhe janë dëmtuar dy pasagjeret shtetaset S. K.,43 vjeçe, dhe D. K., 18 vjeçe,(bashkëshortja dhe vajza e shtetasit A. K), të cilat ndodhën në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?