Aksidenti në Kolonjë, shoferi i plagosur dërgohet me helikopter drejt Traumës

Është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi E.I.. i cili mbeti i plagosur në aksidentin e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, në dalje të urës së Selenicës.

Ai fillimisht u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Korçës dhe më pas mjekët kanë vendosur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar. Siç shihet edhe nga video e mëposhtme, i plagosuri është dërguar me helikopter drejt Tiranës.

Shoferi me inicialet E.I. doli me automjet nga aksi rrugor Korçë-Ersekë dhe u përplas me barrierat prej betoni anës rrugës. Si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur edhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I..

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia deklaroi se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?