Moti i keq në Devoll, nënprefekti tregon zonat më problematike

Në Bashkinë e Devollit situata më problematike nga reshjet ka qenë në fshatin Progër. Të dhënat u bënë publike nga nënprefekti i Devollit Henrik Rusi, sipas të cilit aktualisht po punohet për rregullimin e argjinaturës së lumit të Oshticës.

”Për sa i përket Bashkisë së Devollit Situatë më problematike ka qenë në Progër, niveli i ujit ka rënë me ndërprerjen e reshjeve. Në Cangonj dhe Mançurisht situata është normalizuar. Çarja e argjinaturës së lumit të Oshticës kam folur me drejtorin e bordit dhe është duke dërguar një grup ekspertësh për mundësinë e rregullimit të argjinaturës”, tha Rusi. Për të probleme nga bora ka pasur në rrugët e fshatit Rakickë e Shuec, në të cilat ka ndërhyrë bashkia për hapjen e tyre.

”Nga bora problem në rrugët e fshatit Rakickë e Shuec ka ndërhyrë bashkia dhe ka bërë hapjen e rrugëve. Strukturat e emergjencave civile janë në terren për të identifikuar familjet që mund të kenë probleme nga përmbytjet. Dhe në këto momente bashkia po punon në rrugët e fshatit Grapsh dhe Vidovë se ka patur shkarje dheu dhe po bën të mundur kalimin e mjeteve”,-tha më tej nënprefekti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?