Aksidenti në Korçë, identifikohet mësuesja që humbi jetën
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Arrëz të Korçës, ndërsa një person ka humbur jetën. Burime bëjnë me dije se viktima është Luiza Dule, 48 vjeçe, mësuese.
Në aksident është përfshirë një makinë, brenda të cilës udhëtonin 5 mësues.
Ata si për çdo ditë ishin nisur për në punë, drejt shkollës së fshatit Arrëz, por mjeti i tyre u përfshi në aksident. 5 mësuesit po udhëtonin me makinën tip ‘Range Rover’, targa AA112CA, ndërsa mësohet se rruga që të çon në fshatin Arrëz është tejet e amortizuar, që dyshohet të jetë edhe shkak i aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

