Aksidenti në Laç- Tre të rinj humbin jetën. Dyshimet e para

Tre të rinj, banues të fshatit Adriatik, rezultojnë të kenë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Policia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht numrin e viktimave, por sikundër raportohet nga vendi i ngjarjes, të tre personat që ndodheshin në automjet kanë humbur jetën.

Makina ra nga ura në fshatin Adriatik të Laçit, ndërsa nuk dihen emrat e viktimave.

Dyshimet e para janë se mjeti përfundoi jashtë rruge për shkak se drejtuesi i automjetit ka tentuar të shmangë një gropë dhe ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ka nxjerrë trupat e tre viktimave, të cilët raportohet se janë me dëmtime të shumta dhe dërguar ata në morg, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur dhe tre ambulanca të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Adriatik të Kurbinit, ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po punon për nxjerrjen e makinës nga kanali dhe zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Image

/syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?