Aksidenti në Mamurras. Nisen me urgjencë drejt spitalit të Traumës tre të plagosurat

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mamurras ku si pasojë janë plagosur 3 gra. Mësohet se automjeti ti ‘Reno Clio’ me targa AA970KU ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sakaq bëhet me dije se tre gratë e plagosura rëndë janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Makina e aksidentuar po udhëtonte drejt Laçit. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?