Aksidenti në Patok, policia jep detajet

Në autostradën Lezhë-Tiranë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut “, dy mjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e 5 personave.

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin E.P., 28 vjeç është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.I., 30 vjeç. Në mjetin me drejtues shtetasin E.P. ndodheshin si pasagjerë shtetasit F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, pasagjerët dhe drejtuesit e mjeteve kanë marrë demtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?