Aksidenti në Shkodër/ Ndërron jetë në spital i plagosuri, policia arreston shoferin

Policia e Shkodrës thotë se ka ndërruar jetën në spital 45-vjeçari Paulin Pashuku, i cili u përplas nga një automjet teksa po udhëtonte me motor.

Aksidenti ndodhi në fshatin Darragjat, ndërsa policia thotë se ka arrestuar shoferin e makinës, 31-vjeçarin Xhovan Palaj.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, për një aksident në fshatin Darragjat, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para procedurale, Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin Xh. P., 31 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Automjeti që drejtohej nga 31 vjeçari është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi P. P., 45 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi P.P., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, thote policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?