Aksidenti tragjik, Gjykata e Apelit lë në burg regjisorin Petri Bozo
Regjisori Petri Bozo do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Gjykata e Apelit ka rrëzuar ankimin që regjisori kërkonte një masë më të butë sigurie lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur mëngjesin e 25 majit. Ai përplasi për vdekje me makinë një të mitur. Mbrojtësi ligjor kërkoi lirimin e klientit të tij dhe shpalljen të paligjshëm të arrestimit.
Aksidenti tragjik ndodhi në aksin nacional “Elbasa-Librazhd” në fshatin Mengël, ku mjeti i drejtuar nga regjisori përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar përballë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”. Bozo deklaroi se nuk ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.
Në momentin e aksidentit, 7-vjeçari ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë.
KOHA JONË SONDAZH

