Aksidenti tragjik i Kavajës, flet nëna që humbi dy fëmijët (VIDEO)
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=w4_Bm_WJvs0″ width=”560″ height=”315″]
Shfaqet për herë të parë në ekran nëna që humbi dy fëmijët e saj në një aksident në Qerret të Kavajës. Ajo foli pak, por intervista e saj u ndërpre nga bashkëshorti i cili nuk dëshiron praninë e kamerave.
Asgjë s’mund ta ngushëllojë nënën e dy fëmijëve të humbur në aksidentin horror në Qerret të Kavajës.
Ajo qëndron në shoqërinë e dy grave të tjera, nënës dhe vjehrrës në shtëpinë dykatëshe në plazhin e Durrësit.
Kurse i mbijetuari i aksidentit, 1-vjeçari që ndodhej i lidhur me rripin e sigurimit në sediljen e parë të makinës, kërkon vazhdimisht vëmendjen e familjarëve.
Silva Negollari është e përhumbur. Në pak fjalët e saj mëson se çdo sekondë të ditës kujton momentin ku sa hap e mbyll sytë humbi dy fëmijët 3 dhe 5 vjeç.
Thotë se çdo gjë ndodhi befasisht. Ajo thjesht hapi krahun e një tjetër mjeti, por hekurat e anësores, e përfshinë makinën mes për mes.
Udhëtimi qe i ndryshoi përgjithmonë jetën familjes Negollari, u bë pas insistimit të fëmijëve.
Dy netë me rradhë, dy më të rriturit, duke qarë kishin këmbëngulur që nëna e tyre ti çonte në Rrogozhinë. Për ta ishte udhëtimi i fundit.
Kaq mundi të fliste Silva Negollari e cila u ndërpre nga bashkëshorti Sokoli. Ai nuk pranon asnjë kamer. I zhytur në dhimbje, jashtë saj thotë, se çdo fjalë është e tepërt, pasi asgjë smund t’ia kthejë më fëmijët.
Ai beson ende se të vegjëlit e tij mund të ishin gjallë nëse rruga do të ishte e plotësuar me elementët e sigurisë.
Por megjithatë nuk do të merret nëpër dyert e gjyqyve. Nëse ka fajtor le të flasë drejtësia, thotë Sokoli.
Aktualisht për ngjarjen ndodhen në burg tre zyrtarë të lartë të ARRSH-së.
Hetimet konkluduan se barrierat anësore që nuk ishin vendosur në rrugë për t’i lënë kalimin e lirë një subjekti privat, do mund të kishin mbrojtur familjen Negollari.
KOHA JONË SONDAZH

