Aksidenti tragjik me 3 viktima, i riu ishte ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore
I ndjeri Klevis Ruçaj, 20-vjeçari që shkaktoi aksidentin tragjik me 3 viktima, kishte pak më shumë se 1 vit që kishte marrë patentën. Ai është ndëshkuar 5 herë nga policia rrugore.
Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG.
Drejtuesit i mjetit ”Audi” 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim.
Gjobat
1-Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator
2-Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022
3-Gjobitur për shpejtësi më 15 nëntor 2022
4-Kapur me celular në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022
5-Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën më 27 janar 2022