Aksidenti tragjik në Itali, vdes babai shqiptar i tre fëmijëve

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur dy ditë më parë në Villafranca të Astit. Klodian Tatani, 38 vjeç po udhëtonte me mjetin e tij tip “Panda” kur u përplas me një mjet tjetër.

Shoferi tjetër që shkaktoi aksidentin humbi kontrollin e mjetit. Për pasojë përplasja ishte e fuqishme dhe i mori jetën babait të 3 fëmijëve të vegjël.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një kthesë mes Villafranca dhe Dusino San Michele ku edhe më parë kanë ndodhur aksidente të tjera të rënda. Në momentin e aksidentit, rruga ka qenë me lagështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klodiani lë pas gruan e tij Mejten dhe tre djemtë, Aleksin, Meidjanin e Manuelin, të moshës 14, 8 dhe 4 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Një punëtor i palodhur, i cili në kohën e lirë ishte duke restauruar një shtëpi historike në Sant’Elena e cila në të shkuarën i përkiste fotografit Scoffone”, shkruhet në rrjetet sociale në nder të viktimës.

Mediat italiane shkruajnë se familja e shqiptarit ishte e respektuar në komunitetin ku jetonte. Po ashtu, në mbështetje të tyre është ngritur një fond për t’u ardhur në ndihmë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?